Sulm me armë e thikë në Japoni, humbin jetën 3 persona, plagoset një tjetër

Azia

Sulm me armë e thikë në Japoni, humbin jetën 3 persona, plagoset një tjetër

Më: 25 maj 2023 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Tre persona kanë humbur jetën, mes të cilëve dy oficerë policie dhe një tjetër është plagosur nga një sulm i pazakontë që ka ndodhur në Japoninë qendrore.

Mediat e huaja shkruajnë se një person i paidentifikuar ka goditur me thikë një grua, më pas në momentin që oficerët janë ofruar për në vendin e ngjarjes i ka qëlluar me një armë gjuetie, duke goditur katër persona.

Ndër të tjera thuhet se autori ishte i maskuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda deri në një moment të dytë.

Dhuna me armë është jashtëzakonisht e rrallë në Japoni. Vendi ka një nga nivelet më të ulëta të krimeve me armë në botë për shkak të ligjeve të tij jashtëzakonisht të rrepta për kontrollin e armëve.

Në vitin 2018, Japonia, një vend me 125 milionë banorë, raportoi vetëm nëntë vdekje nga armët e zjarrit – krahasuar me 39,740 atë vit në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të përpiluara nga Shkolla e Shëndetit Publik të Sidneit në Universitetin e Sidneit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat