LIVE: Tensione të mëdha/ Vritet komandanti izraelit, ndërkohë raketat po shkatërrojnë qytetin e Izraelit – detajet e fundit

Azia

LIVE: Tensione të mëdha/ Vritet komandanti izraelit, ndërkohë raketat po shkatërrojnë qytetin e Izraelit – detajet e fundit

Nga: BOTA SOT Më: 7 tetor 2023 Në ora: 08:33 Përditësuar në ora: 14:10 më 07.10.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Raportohet se 40 izraelitë janë vrarë, 740 të tjerë të plagosur

Mediat izraelite raportojnë se të paktën 40 izraelitë janë vrarë deri më tani, ndërsa 740 të tjerë janë plagosur nga inkursioni i Hamasit, përcjell Bora sot.

Shifrat na vijnë nga kanali i lajmeve N12 i Izraelit, i cili na solli shifra të sakta më herët - por asnjë konfirmim zyrtar nuk është shfaqur ende.

Shifrat e fundit zyrtare numërojnë 22 të vdekur izraelitë dhe 545 të tjerë të plagosur.

Hamasi shkon "shtëpi më shtëpi duke vrarë izraelitët"

Ministria e Jashtme e Izraelit pretendon se luftëtarët e Hamasit po shkojnë derë më derë duke vrarë civilë, përcjell Bota sot.

“Më herët këtë mëngjes terroristë të armatosur të Hamasit depërtuan në komunitetet izraelite dhe filluan të shkojnë shtëpi më shtëpi dhe të vrasin izraelitë të pafajshëm”, thuhet në një deklaratë.

"Disa nga imazhet janë aq shqetësuese sa nuk mund t'i ndajmë as ato," shtoi ai.

“Ne do të marrim çdo masë për të mbrojtur qytetarët tanë dhe për të synuar ata që i dëmtojnë ata”.

Këto pretendime janë aktualisht të paverifikuara, por mediat izraelite po raportojnë se një numër i "pengjeve civilë" janë marrë në Gaza, ndërsa pretendojnë se të tjerë janë vrarë në rrugë.

Izraeli nis kundërsulmin, sulmon objektivat e Hamasit në Gaza

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit lajmëruan se po godasin objektivat e Hamasit në Gaza në përgjigje të sulmit të Gazës ndaj Izraelit.

Grupi militant i Hamasit lëshoi dhjetëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin.

Kryeministri Benjamin Netanyahu thirri një takim urgjent të zyrtarëve të sigurisë.

Sulmi i sotëm ishte më seriozi që nga lufta 10-ditore midis Izraelit dhe Hamasit në vitin 2021, me mediat izraelite që raportuan përleshje midis grupeve militante palestineze dhe forcave të sigurisë në qytete në jug të Izraelit.

“Jemi në luftë”, kryeministri izraelit i drejtohet kombit: Armiku do ta paguajë shtrenjtë

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu përmes një videoje të postuar në X ka deklaruar se Izraeli është në luftë.

“Hamasi nisi një sulm të befasishëm në tokat tona, ne jemi në luftë. Armiku do të paguajë një çmim që nuk e ka njohur kurrë më parë”, tha Netanyahu.

Më vonë gjatë ditës së sotme, Netanyahu do të zhvillojë një takim me zyrtarë të qeverisë për të vlerësuar situatën.

Ndërkohë, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) njoftoi se deri më tani rreth 2200 raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës në Izrael dhe se terroristët janë infiltruar në Izrael nga “deti, ajri dhe toka”. Në të njëjtën kohë, IDF njoftoi se tashmë kanë filluar të godasin nga ajri me dhjetëra avionë, në shenjë hakmarrjeje, objektivat palestineze në Rripin e Gazës. /abcnews.al

Xhihadi Islamik Palestinez: Luftëtarët tanë i janë bashkuar ofensivës së Hamasit

Xhihadi Islamik Palestinez (PIJ) lajmëroi se luftëtarët e tij janë bashkuar me militantët e Hamasit për të sulmuar Izraelin.

Kuadrot tanë qëndrojnë përkrah vëllezërve të tyre në Hamas, krah për krah, deri në fitore”, thuhet në një deklaratë.

PIJ është grupi i dytë më i madh militant në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, sipas Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA. 

Të paktën 100 të plagosur pas sulmit në Izrael

Të paktën 100 persona janë plagosur në të gjithë Izraelin, pas sulmeve nga Gaza.

Të paktën 80 persona janë transferuar në Qendrën Mjekësore Soroka, një qendër kryesore mjekësore në qytetin izraelit Be’er Sheva, shkruan CNN.

Qendra Mjekësore Kaplan në Rehovot të Izraelit, tha se po trajton të paktën 21 persona të plagosur, duke përfshirë dy në gjendje të rëndë.

Michel: BE-ja qëndron e solidarizuar me popullin izraelit

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, thotë se Bashkimi Evropian qëndron e solidarizuar me popullin izraelit.

“Dënojmë fuqishëm sulmet pa dallim të nisura kundër Izraelit dhe popullit të tij këtë mëngjes duke shkaktuar terror dhe dhunë ndaj qytetarëve të pafajshëm”, shkroi ai në Twitter.

Mblidhet kabineti i sigurisë së Izraelit pas sulmin me raketa

Dhjetra persona të armatosur nga grupi militant islamik, Hamas janë infiltruar në jug të Izraelit në një sulm të befasishëm.

Të paktën deri tani një grua izraelite është vrarë nga një raketë intensive nga Rripi i Gazës, thonë mjekët izraelitë.

“Times of Israel” raporton se kabineti i sigurisë së nivelit të lartë të Izraelit do të mbajë një takim sot në lidhje me sulmin e papritur të Hamasit. Para takimit, kryeministri Benjamin Netanyahu do të zhvillojë një vlerësim me zyrtarët e sigurisë.

Videot që shpërndahen në mediat sociale tregojnë militantë palestinezë duke qëlluar mbi kalimtarët në rrugët e Izraelit jugor.

Ka raportime se shtëpitë në Sderot janë pushtuar nga persona të armatosur nga grupi islamik Hamas, i cili qeveris Gazën. Ushtria izraelite u kishte thënë banorëve vendas të qëndronin në shtëpitë e tyre pas raportimeve për një infiltrim.

Zjarret e mëdha po digjen në pjesë të Izraelit jugor ku kanë goditur raketat.

Izraeli 'përballet me një moment shumë të vështirë', thotë Presidenti Isaac Herzog

Presidenti izraelit Isaac Herzog ka thënë se Izraeli "po përballet me një moment shumë të vështirë", por ai mund të "kapërcejë të gjithë ata që na dëshirojnë të keqen", përcjell Bota sot.

Në një deklaratë në rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter, ai shkroi: “Shteti i Izraelit po përballet me një moment shumë të vështirë. Dëshiroj t'u ofroj forcë komandantëve dhe ushtarëve të IDF (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit) dhe të gjitha forcave të sigurisë dhe shërbimeve të shpëtimit.

Unë dërgoj inkurajimin dhe forcën time për të gjithë banorët e Izraelit që janë nën sulm.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të ndjekin udhëzimet nga Komanda e Frontit të Brendshëm dhe të tregojnë përgjegjësi dhe vendosmëri reciproke.

Qindra banorë ikin nga shtëpitë nga zonat në kufi me Izraelin

Qindra banorë në Rripin e Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre për t'u larguar nga kufiri me Izraelin, ka raportuar një korrespondent i AFP.

Burra, gra dhe fëmijë u panë duke mbajtur batanije dhe ushqime teksa dilnin nga shtëpitë e tyre, kryesisht në pjesën verilindore të territorit palestinez, tha reporteri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat