LIVE: Tensione të mëdha/ Vritet komandanti izraelit, ndërkohë raketat po shkatërrojnë qytetin e Izraelit – detajet e fundit

Azia

LIVE: Tensione të mëdha/ Vritet komandanti izraelit, ndërkohë raketat po shkatërrojnë qytetin e Izraelit – detajet e fundit

Nga: BOTA SOT Më: 7 tetor 2023 Në ora: 08:33 Përditësuar në ora: 08:53 më 07.10.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Vriten dy të rinj palestinezë në Gaza dhe një izraelite në Tel Aviv

Gjatë orëve të para të ditës së sotme Hamasi ka nisur një operacion kundër shtetit izraelit duke shkrepur 5000 raketa drejt Tel Avivit.

Një person u vra dhe të paktën tre u plagosën kur një breshëri raketash u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit të shtunën në mëngjes. Gruaja e ndjerë ishte rreth 70 vjeç dhe jetonte në Kfar Aviv, shkruan cnn.

Dy të rinj palestinezë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat e forcave izraelite në lindje të kampit Bureij, në Rripin qendror të Gazës.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se pesë të plagosurit, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, raporton aljazeera.

Ushtria izraelite lëshoi paralajmërime të njëpasnjëshme në Jerusalemin e pushtuar si dhe në zonat përreth Rripit të Gazës, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme brenda 80 km nga Rripi.

Kujtojmë se Gaza është një nga vendet më të dendura në botë, një enklavë e izoluar bregdetare me pothuajse dy milionë banorë në 225 kilometra/katror.

I qeverisur nga Hamasi, territori është kryesisht i shkëputur nga pjesa tjetër e botës shkaku i bllokimeve që i ka vendosur Izraeli që daton që nga viti 2007.

Izraeli ka vendosur kufizime të rënda në lirinë e lëvizjes civile dhe kontrollon importimin e mallrave bazë në brezin e ngushtë bregdetar. 

Hamasi shkrep 5000 raketa drejt Izraelit – Tel Avivi shpallë gjendjen e gatishmërisë për luftë

Udhëheqësi i krahut ushtarak të Hamasit thotë se grupi ka nisur një operacion të ri kundër Izraelit.

Një person u vra dhe të paktën tre u plagosën kur një breshëri raketash u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit të shtunën në mëngjes. Gruaja e ndjerë ishte rreth 70 vjeç dhe jetonte në Kfar Aviv.

Në një deklaratë të rrallë publike, Mohammed Deif tha se pesë mijë raketa ishin shkrepur gjatë orëve të para të ditës sotme drejt shtetit izraelit për të filluar “Operacionin Al-Aksa Storm”.

Izraeli gjithashtu raportoi se raketat kanë ardhur nga Gaza, raporton aljazeera.

“Ne kemi vendosur të themi mjaft është mjaft”, tha Deif ndërsa u kërkoi të gjithë palestinezëve të përballen me Izraelin.

Ndërkohë, ushtria izraelite thotë se ka nisur një operacion që synon objektivat e Hamasit në Rripin e Gazës. Gjithashtu ushtria thotë se ka shpallur “gjendjen e gatishmërisë për luftë”.

“Në orën e fundit, filloi një gjuajtje masive e raketave në territorin izraelit nga Gaza dhe terroristët depërtuan në territorin izraelit në një numër vendesh të ndryshme”, shkruan në një deklaratë të publikuar në platformën e mediave sociale të ushtrisë izraelite X.

Gaza është një nga vendet më të dendura në botë, një enklavë e izoluar bregdetare me pothuajse dy milionë banorë në 225 kilometra/katror, shkruan cnn.

I qeverisur nga Hamasi, territori është kryesisht i shkëputur nga pjesa tjetër e botës shkaku i bllokimeve që i ka vendosur Izraeli që daton që nga viti 2007.

Izraeli ka vendosur kufizime të rënda në lirinë e lëvizjes civile dhe kontrollon importimin e mallrave bazë në brezin e ngushtë bregdetar. 

Anulohet protesta kundër rregullimit të drejtësisë

Organizatorët e protestave kundër planit të rinovimit gjyqësor të qeverisë izraelite kanë anuluar demonstratën e tyre javore të planifikuar për të shtunën mbrëma, përcjell Bota sot.

“Ne qëndrojmë me banorët e Izraelit dhe japim mbështetje të plotë për [forcat e sigurisë]”, thanë organizatorët e protestës në një deklaratë të cituar nga mediat izraelite.

Ata gjithashtu u bënë thirrje njerëzve që po planifikonin të merrnin pjesë në protestë "të luanin rolin e tyre për të mbrojtur sigurinë dhe shëndetin e banorëve të Izraelit".

Dëgjohen sirena mbi Jerusalem

Ekipet e CNN kanë bërë të ditur se janë dëgjuar sirena mbi Jerusalem.

Sirenat kanë vazhduar të bien rreth Izraelit për më shumë se dy orë.

Realisht, që kur filloi breshëria e raketave nga Gaza.

Ndryshe, nga këto raketa ka përfunduar një i vrarë dhe dy të plagosur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat