Ky është numri i ushtarëve izraelitë, të vrarë që nga 7 tetori

Azia

Ky është numri i ushtarëve izraelitë, të vrarë që nga 7 tetori

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 08:47
Pamje nga lufta

Ushtria izraelite ka konfirmuar se nëntë ushtarë të saj janë vrarë në bastisjet gjatë natës në Gaza.

Kjo nënkupton se numri total i ushtarëve të vrarë që nga 7 tetori ka arritur në më shumë se 320, raporton Al Jazeera.

Numri i ushtarëve që ka humbur dje gjatë natës është më i madhi që ka pësuar ushtria izraelite që nga ofensiva e saj tokësore në Gaza.

Ajo ka hasur në shumë rezistencë nga brigadat Qassam dhe luftëtarët e “Xhihadit Islamik” në disa zona të Gazës.

Ministri izraelit i Mbrojtjes tha se ata i prisnin ato humbje, sepse është një luftë dhe është çmimi që do të duhet të paguajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat