Persona të armatosur hapën zjarr në stacionin e autobusit në Jerusalem, plagosen shtatë veta

Azia

Persona të armatosur hapën zjarr në stacionin e autobusit në Jerusalem, plagosen shtatë veta

Nga: Bota sot Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 07:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Persona të armatosur kanë hapur zjarr në një stacion autobusi në Jerusalem, duke plagosur shtatë persona, sipas policisë izraelite.

Dy viktima ishin në gjendje kritike, tha shërbimi i ambulancës së Izraelit Magen David Adom, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Policia tha se dy sulmuesit e dyshuar "u neutralizuan në vend".

Sulmi ndodhi përgjatë një autostrade kryesore në periferi të qytetit gjatë orës së pikut, sipas policisë izraelite.

Paramedikët po trajtonin të lënduarit, tha shërbimi i ambulancës, i cili është anëtar i Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat