Arrestohet 'zyrtari i lartë i Hamasit' në një bastisje në Bregun Perëndimor

Azia

Arrestohet 'zyrtari i lartë i Hamasit' në një bastisje në Bregun Perëndimor

Nga: A.SH Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 16:26
Gaza

Një zyrtar "i lartë" i Hamasit u arrestua gjatë një bastisjeje në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga IDF, Policia e Izraelit dhe shërbimi i inteligjencës Shin Bet.

Sipas deklaratës, rezervistët e IDF, policia kufitare dhe oficerët e Shin Bet kapën Omar Fayed - një nga krerët e infrastrukturës ushtarake të Hamasit.

Fayed ka qenë i përfshirë në "një numër" sulmesh të fundit ndaj ushtarëve të IDF dhe po planifikonte më shumë, thuhet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat