​Ish-aeroplani i bombave kimike shndërrohet në shesh lojërash për fëmijët në Irak

Azia

​Ish-aeroplani i bombave kimike shndërrohet në shesh lojërash për fëmijët në Irak

Më: 16 mars 2024 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Në qytetin Halabje të Irakut mbetjet e një të kaluare tragjike kanë marrë një rol të papritur në të tashmen.

Kanë kaluar 36 vjet që nga sulmi kimik i orkestruar gjatë sundimit të liderit të rrëzuar të Irakut Saddam Hussein.

Sot rreth monumentit të dëshmorëve në Halabje janë ekspozuar tanke ushtarake dhe një avion luftarak që dikur ka hedhur bomba kimike. Megjithatë, këto relikte të luftës tani janë shndërruar në kënde lojërash për fëmijë.

Më 16 mars 1988, rreth 5.000-7.000 kurdë, duke përfshirë foshnja, fëmijë, gra dhe të moshuar, vlerësohet të jenë vrarë gjatë luftës Iran-Irak, kur forcat besnike të Sadam Huseinit hodhën gaze toksike mustardë dhe sarin në Halabje.

Ndërsa sulmi la mbi 7.000 të plagosur, mijëra të tjerë vdiqën nga komplikimet, sëmundjet dhe defektet e lindjes në vitet e mëvonshme. Shumë banorë të Halabje ende i vuajnë efektet fizike të sulmeve.

Sulmi i parë kimik në Lindjen e Mesme, masakra në Halabje, e njohur si sulmi më i madh me armë kimike në histori, i drejtuar kundër një zone të populluar nga civilë, kishte në shënjestër kurdët që kundërshtonin regjimin e Sadam Huseinit. /AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat