Konflikti në Lindjen e Mesme, OKB: Mbi 900 mijë njerëz janë zhvendosur nga Rafah

Azia

Konflikti në Lindjen e Mesme, OKB: Mbi 900 mijë njerëz janë zhvendosur nga Rafah

Më: 29 maj 2024 Në ora: 07:54
Foto ilustrim

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) raportoi se konfliktet në Lindjen e Mesme dhe urdhrat e evakuimit kanë zhvendosur më shumë se 940,000 njerëz nga Rafah në tre javët e fundit, ndërsa 100,000 janë zhvendosur nga Gaza veriore.

Sipas përditësimit të OCHA, sulmet në Rafah vazhdojnë të pandërprera dhe civilët e zhvendosur nga sulmet nuk kanë strehim, as ushqim, ujë dhe furnizime të tjera të nevojshme për mbijetesën e tyre.

Objektet shëndetësore në rajon vazhdojnë të përballen me mungesa të rënda të karburanteve dhe furnizimeve mjekësore.

Ndërsa numri i viktimave është në rritje nga lëndimet dhe djegiet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat