​Numri i vdekjeve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës ka arritur në 48 mijë e 467

Azia

​Numri i vdekjeve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës ka arritur në 48 mijë e 467

Më: 10 mars 2025 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Trupat e nëntë palestinezëve, pesë prej të cilëve u nxorën nga rrënojat në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, ku u arrit një armëpushim pas sulmeve të vazhdueshme të Izraelit që nga 7 tetori 2023, u transferuan në spitale, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës në Gaza publikoi informacionin e fundit për të vrarët dhe të plagosurit si rezultat i sulmeve të ushtrisë izraelite pas marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve të arritur midis Izraelit dhe Hamasit më 19 janar, përcjell KosovaPress.

Në 24 orët e fundit në spital kanë mbërritur 9 trupa të pajetë dhe 16 të plagosur. Mësohet se 5 prej atyre që u vranë janë nxjerrë nga rrënojat ndërsa 4 prej tyre janë vrarë në sulmet e kryera ditën e fundit.

Numri i palestinezëve që u vranë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, ka arritur në 48.467 ndërsa numri i të plagosurve është rritur në 111.913.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve të arritur me Hamasin, Izraeli vazhdon të shkelë shpesh armëpushimin në Gaza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat