Tërmeti në Mianmar shkatërron 60 xhami, vriten 700 besimtarë myslimanë

Azia

Tërmeti në Mianmar shkatërron 60 xhami, vriten 700 besimtarë myslimanë

Më: 31 mars 2025 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një organizatë myslimane e Mianmarit ka deklaruar  se më shumë se 700 besimtarë u vranë kur tërmeti me magnitudë 7.7 goditi vendin në kohën e namazit të së premtes gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Qeveria e udhëhequr nga ushtria e vendit ka vendosur numrin e të vdekurve deri më tani në 17000.

Agjencia e lajmeve thekson se nuk është e qartë në këtë moment nëse 700 besimtarët, të raportuar të vdekur nga Rrjeti Mysliman i Revolucionit të Pranverës së Mianmarit, janë përfshirë në shifrat e qeverisë të dhëna nga zëdhënësi i qeverisë, gjeneral major Zaw Min Tun në televizionin shtetëror.

Qeveria ka vlerësuar numrin e të plagosurve në 3,400 dhe tha se më shumë se 300 persona janë ende të zhdukur.

Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë goditi dhe  Tajlandën fqinje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat