Shpërthen vullkani “Kanlaon” në Filipine, reja e hirit ngrihet në 4000 metra lartësi

Azia

Shpërthen vullkani “Kanlaon” në Filipine, reja e hirit ngrihet në 4000 metra lartësi

Më: 8 prill 2025 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Ka shpërthyer vullkani Kanlaon në ishullin Negros të Filipineve.

Instituti filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) njoftoi se vullkani Kanlaon është aktivizuar në orën 05:51 me kohën lokale.

Në deklaratë thuhet se sipas raporteve fillestare, vullkani hodhi hi në një lartësi prej 4.000 metrash gjatë shpërthimit.

Kamerat në stacionin rajonal treguan se si llava rrjedh poshtë shpateve të vullkanit.

Vullkani Kanlaon ishte aktivizuar në muajt qershor dhe dhjetor të vitit 2024. Pas shpërthimeve, niveli i alarmit për vullkanin Kanlaon u ngrit nga 2 në 3.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat