Mes mosmarrëveshjeve se kush i emëron peshkopët, Kina reagon për vdekjen e Papa Françeskut pas 24 orësh

Azia

Mes mosmarrëveshjeve se kush i emëron peshkopët, Kina reagon për vdekjen e Papa Françeskut pas 24 orësh

Më: 22 prill 2025 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Kina ka dërguar mesazh ngushëllimi për vdekjen e Papës pas 24 orësh.

Ministria e Jashtme e Kinës ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Papa Françeskut në një deklaratë të lëshuar më shumë se 24 orë pasi ai vdiq.

“Kina dhe Vatikani kanë mbajtur kontakte konstruktive dhe kanë kryer shkëmbime miqësore,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Guo Jiakun.

“Kina është e gatshme të bëjë përpjekje të përbashkëta me Vatikanin për të promovuar përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve Kinë-Vatikan.”

Marrëdhënia midis Vatikanit dhe Kinës ka qenë prej kohësh të vështira lidhur me cështjen se kush emëron peshkopët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat