India mbyll hapësirën ajrore për avionët pakistanezë deri më 23 maj

Azia

India mbyll hapësirën ajrore për avionët pakistanezë deri më 23 maj

Më: 1 maj 2025 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

India ka njoftuar mbylljen e hapësirës së saj ajrore për të gjithë avionët pakistanezë, përfshirë fluturimet komerciale, deri më 23 maj.

Sipas mediave indiane, asnjë avion i regjistruar në Pakistan, ose në pronësi, operuar ose marrë me qira nga linjat ajrore ose operatorët pakistanezë. përfshirë fluturimet komerciale dhe ushtarake.

 Nuk do të lejohet të hyjë në hapësirën ajrore indiane nga mesnata e së mërkurës deri më 23 maj.

Vendimi indian vjen pas sulmit terrorist në rajonin e Kashmirit me akuza të ndërsjella të shkëmbyera midis dy vendeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat