Një burrë hipi mbi një krokodil duke menduar se ishte statujë.
Ai përfundoi me lëndime të rënda pasi zvarraniku e kafshoi në krah dhe kofshë.
Bëhet e ditur se incidenti ndodhi në Parkun Mangrove dhe Wetlands të ishullit Kabug, në provincën Zamboanga Sibugay në Filipinet jugore.
Burri vuri re një krokodil të shtrirë dhe iu afrua pa e ditur se ai në fakt është kafshë e vërtetë.
Siç raportohet, krokodili nuk e la të lirë burrin për 30 minuta.
Deri sa një person e goditi kafshën me një copë betoni duke e detyruar të largohej.