Bombardime të reja izraelite në Rripin e Gazës, shënohen mbi 100 viktima

Azia

Bombardime të reja izraelite në Rripin e Gazës, shënohen mbi 100 viktima

Më: 15 maj 2025 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Shërbimet palestineze të emergjencës deklaruan sot se 103 persona u vranë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës të shkatërruar dhe të rrethuar, ku një OJQ e mbështetur nga SHBA-të njoftoi se planifikon të fillojë shpërndarjen e ndihmës humanitare deri në fund të muajit.

Në të njëjtën kohë, Izraeli premtoi të përdorë “të gjitha mjetet” për të gjetur autorët e të shtënave vdekjeprurëse që vranë një grua shtatzënë izraelite mbrëmë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në këtë kontekst, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili po bën një turne në Lindjen e Mesme, deklaroi në Doha se dëshiron që SHBA-të të “marrin” territorin palestinez për ta bërë atë një “zonë të lirë”.

Forcat Ajrore Izraelite shënjestruan kryesisht pjesët veriore dhe jugore të enklavës, e cila është shkatërruar nga më shumë se 19 muaj ofensivë ushtarake e nisur në hakmarrje për sulmin e pashembullt ndaj Izraelit jugor nga organizata islamiste palestineze më 7 tetor 2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat