Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë po bëjnë përpjekje të reja për paqe në Gaza

Azia

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë po bëjnë përpjekje të reja për paqe në Gaza

Më: 18 maj 2025 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë po bëjnë përpjekje të reja për të arritur një armëpushim në Gaza pasi Izraeli nisi një ofensivë të re në territor, pasi ministria e Shëndetësisë atje raportoi më shumë se 100 njerëz të vrarë në sulmet intensive gjatë natës.

Të shtunën, Hamasi dhe Izraeli filluan negociatat indirekte në kryeqytetin e Katarit, Doha për të arritur një armëpushim dhe marrëveshje për pengjet, shkruan CNN..

Zyrtari i lartë i Hamasit, Taher Al-Nunu, konfirmoi rifillimin e bisedimeve në Doha, duke thënë:

 “Ne kemi rënë dakord për raundin aktual të negociatave pa parakushte”, sipas televizionit al Aqsa të drejtuar nga Hamasi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat