Panik në ajër, avioni në Indi goditet nga breshëri dhe përplaset me një zog pas turbulencave

Azia

Panik në ajër, avioni në Indi goditet nga breshëri dhe përplaset me një zog pas turbulencave

Më: 22 maj 2025 Në ora: 11:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Pasagjerët e një fluturimi nga Nju Delhi për në qytetin e Srinagarit në Indi përjetuan momente tmerri.

Fillimisht gjatë udhëtimit pati turbulenca, më pas mbi aeroplan nisi breshëri dhe në fund maja e tij pësoi dëme serioze nga një përplasje me një zog.

Videot nga brenda aeroplanit tregojnë pasagjerët duke bërtitur ndërsa aeroplani ndriçohet nga shkëndijat e rrufeve.

Pavarësisht aventurës së fluturimit dhe dëmtimit serioz në ‘hundën’ e avionit që e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente, asnjë nga 227 personat në bord nuk u lëndua.

“Ishte tmerruese dhe jam ende në shok”, tha një pasagjer në aeroplan. «I shpëtuam rrëzimit, urime pilotit që e uli avionin shëndoshë e mirë», tha një tjetër.

Pas uljes, avioni është vendosur në kategorinë AOG (Avion në Tokë) për t’iu nënshtruar inspektimeve dhe riparimeve të dëmeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat