Skandal ushtarak në Korenë e Veriut, fundoset ende pa dalë në det luftëanija

Azia

Skandal ushtarak në Korenë e Veriut, fundoset ende pa dalë në det luftëanija

Më: 24 maj 2025 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Ceremonia zyrtare e inaugurimit të një luftanijeje të re të prodhuar nga Koreja e Veriut përfundoi në një katastrofë të papritur, duke shkaktuar një skandal të madh. Luftanija e re, me peshë 5 mijë ton, u dëmtua rëndë dhe u fundos para se të nisej për herë të parë, gjithçka ndodhi nën vëzhgimin e liderit suprem, Kim Jong-un.

Ngjarja e ndodhur të mërkurën u raportua nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, e cila sqaroi se aksidenti ndodhi për shkak të një gabimi serioz operacional dhe neglizhencës në komandim. Sipas raportit, një defekt në trupin e anijes shkaktoi prishjen e ekuilibrit dhe fundosjen e saj, duke rezultuar në një katastrofë që do të ndikojë negativisht në imazhin e flotës ushtarake të vendit.

“Për shkak të komandës së papjekur dhe neglizhencës operacionale, lëvizja paralele nuk mund të garantohej, duke rezultuar në shkëputjen e një pjese dhe më pas fundosjen e anijes”, thuhet në deklaratën e KCNA.

“Ekuilibri u prish për shkak të një çarjeje në trupin e anijes në disa seksione,” nënvizohej më tej.

Kim Jong-un reagoi ashpër ndaj incidentit, duke e cilësuar atë si një “akt kriminal të shkaktuar nga pakujdesia absolute, që nuk mund të tolerohet.” Ai urdhëroi që anija të riparohet dhe të rikthehet në funksion para takimit të ardhshëm të partisë, i cili është i planifikuar për në muajin qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat