Gaza para dhe pas, pamje që tregojnë shkallën e shkatërrimit në tokën palestineze

Azia

Gaza para dhe pas, pamje që tregojnë shkallën e shkatërrimit në tokën palestineze

Më: 26 maj 2025 Në ora: 14:08
Gaza

Dikur një nga zonat më të populluara të Mesdheut lindor, Gaza ishte një vend i zhurmshëm, i gjallë dhe plot jetë – me tregje, shkolla, kafene dhe komunitete që i rezistonin vështirësive të përditshme.

Sot, ajo paraqitet si një mozaik rrënojash, tymi dhe dhimbjeje.

Mijëra ndërtesa janë shkatërruar, infrastruktura dhe sistemi shëndetësor janë buzë kolapsit.

Image
Gaza

Energjia elektrike, uji i pijshëm dhe ndihma humanitare janë bërë luks i pakapshëm për pjesën më të madhe të popullsisë.

Dhe këto vështirësi më së miri pasqyrohen me pamje, foto e video të publikuara në rrjete sociale.

Image
Gaza

Ndryshe, organizatat ndërkombëtare kanë ngritur alarmin për një katastrofë humanitare të përmasave të paprecedenta, duke kërkuar armëpushim urgjent dhe qasje të sigurt për ndihmat humanitare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat