Paraglajderi kinez mbijeton pasi aksidentalisht fluturoi 8 mijë metra mbi re

Azia

Paraglajderi kinez mbijeton pasi aksidentalisht fluturoi 8 mijë metra mbi re

Më: 30 maj 2025 Në ora: 19:25
Pamje nga videoja

Një paraglajder kinez, i cili u shty aksidentalisht nga era në më shumë se 8,000 metra lartësi, është ndaluar nga aktiviteti për gjashtë muaj pasi një video e përvojës së tij u bë virale.

Peng Yujiang filloi nga një lartësi prej rreth 3,000 metra në vargmalin malor Qilian në Kinën veriore, ku ai synonte të testonte disa pajisje të reja.

Megjithatë, ai u ngrit më shumë se 8,000 metra lart, pothuajse gati sa lartësia e malit Everest.

Videoja e publikuar në rrjete sociale e tregon atë mbi re ndërsa temperatura ishte -35 gradë Celsius, shkruan the Guardian.

“Duart e mia ishin ngrirë jashtë. Vazhdova të përpiqesha të flisja në radio”, tha ai.

@cgtneurope A Chinese paraglider was sucked 8,589 meters up into the sky while flying over Qilian Mountains in northwest China at the weekend – but miraculously survived. Exposed in conditions of -40 degrees Celsius, he was freezing, but remained conscious. The paraglider enthusiast, Lao Liu, recalled feeling a “lack of oxygen” but managed to “keep communicating over the radio the entire time.” Having taken off at around 3,000m, Lao Liu was trapped by what paragliders call “cloud suction”. He took off at the altitude of over 3,000 meters but was dragged more than three miles upwards to an altitude more suitable for commercial airliners. #paraglide #survival #vortex #extremeweather ♬ original sound - CGTN Europe
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat