Pamje të frikshme: Ariu i egërsuar ‘masakron’ babë e bir në një pyll – roja e pyllit në gjendje kritike në spital

Azia

Pamje të frikshme: Ariu i egërsuar ‘masakron’ babë e bir në një pyll – roja e pyllit në gjendje kritike në spital

Më: 28 qershor 2025 Në ora: 17:16
Foto nga vendngjarja

Një dalje e zakonshme për të mbledhur dru zjarri përfundoi në tragjedi në rajonin Kanker të Chhattisgarhit, Indi.

Dhe tanimë janë publikuar pamjet, kur një ari sulmoi për vdekje një baba dhe djalin e tij.

Suklal Darro, 45 vjeç, dhe Ajju Kureti, 22 vjeç, u sulmuan dhunshëm nga kafsha.

Roja i pyllit Narayan Yadav ndërhyri për t’i shpëtuar, por përfundoi i sulmuar rëndë dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike në spital.

Pamjet tronditëse të incidentit tregojnë momentin kur ariu e shemb në tokë dhe e kafshon Yadav-in në qafë, fytyrë dhe trup.

Ajju vdiq në vend, ndërsa i ati ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Trupi i djalit u desh të nxirrej nga pylli me mjete të rënda.

Ky është rasti i dytë i ngjashëm në Chhattisgarh brenda disa muajsh, ku një tjetër ari vrau një të ri dhe plagosi rëndë dy të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat