Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite

Azia

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Sipas burimeve të inteligjencës amerikane, ushtria iraniane ka ngarkuar mina detare në anije ushtarake në Gjirin Persik gjatë muajit të kaluar, në atë që shihet si një përgatitje e mundshme për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Veprimet e Teheranit erdhën menjëherë pas një sulmi me raketa të Izraelit më 13 qershor.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të tregtisë globale të energjisë, përmes së cilës kalon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë dhe gaz.

Një bllokadë aty do të kishte pasoja serioze për ekonominë globale dhe çmimet e energjisë.

Pas bombardimeve amerikane më 22 qershor mbi tre objekte të programit bërthamor të Iranit, parlamenti iranian ka shprehur mbështetje për një masë të tillë.

Megjithatë, vendimi përfundimtar i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat