Vietnami po përgatitet të konfirmojë një blerje prej 8 miliardë dollarësh të 50 avionëve Boeing, raportoi Politico të mërkurën, duke cituar një draft-deklaratë të përbashkët.
Vendi i Azisë Juglindore është i pozicionuar për të finalizuar blerjen e avionëve të diskutuar prej kohësh së bashku me marrëveshjet ekzistuese për të blerë 2.9 miliardë dollarë produkte bujqësore amerikane, sipas deklaratës, transmeton AA.
Vietnam Airlines nënshkroi një marrëveshje prej 7.8 miliardë dollarësh me Boeing në shtator 2023 pas një takimi midis ish-Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe Kryeministrit Vietnamez Pham Minh Chinh në Hanoi.
Raporti u shfaq në të njëjtën ditë kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi një marrëveshje tregtare me Hanoi, pas diskutimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Komuniste Vietnameze To Lam.
Trump e përshkroi marrëveshjen si një "Marrëveshje të Madhe Bashkëpunimi midis dy vendeve tona" në Truth Social.
Të dyja palët do të vazhdojnë të punojnë drejt një marrëveshjeje përfundimtare që do të përfundojë "brenda javëve të ardhshme", tregon draft-marrëveshja.