​Forcat izraelite nisin sulme tokësore dhe ajrore në Deir al-Balah

Azia

​Forcat izraelite nisin sulme tokësore dhe ajrore në Deir al-Balah

Më: 21 korrik 2025 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Forcat izraelite kanë nisur një sulm tokësor dhe ajror në qytetin Deir al-Balah në Gazën qendrore, duke shkaktuar valë të reja zhvendosjeje midis civilëve që tashmë janë zhvendosur nga konflikti i vazhdueshëm.

Operacioni filloi herët të hënën, vetëm disa orë pasi ushtria izraelite lëshoi paralajmërime për evakuim për banorët e gjashtë blloqeve të banimit në pjesën jugperëndimore të qytetit.

Zona është aktualisht e mbushur me mijëra njerëz të zhvendosur nga Rafah dhe Han Junis, në Gazën jugore.

Gazetarët vendas i thanë BBC-së se tanket dhe automjetet ushtarake izraelite hynë në qytet nga pika e kontrollit Kisufim nën mbulim të rëndë artilerie dhe ajror.

Dhjetëra predha thuhet se goditën lagjet Abu al-‘Ajin dhe Hikr al-Jami’, ndërsa forcat tokësore hynë brenda.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan shpërthime dhe zhurma të armëve të zjarrit të vazhdueshme ndërsa trupat izraelite përparuan.

Mijëra banorë ikën nga qyteti gjatë natës drejt zonës bregdetare të al-Mawasi, pranë Han Junis, e cila është bërë një nga zonat e pakta të mbetura të strehimit relativ në Gazën jugore.

Banorët vendas po ndiejnë gjithnjë e më shumë frikë se sulmi i fundit ushtarak mund të jetë pjesë e një përpjekjeje për të krijuar një korridor të ri që do të izolonte Deir al-Balah nga rajoni qendror përreth Gazës.

Nëse konfirmohet, ky do të jetë aksi i tretë i tillë, pas krijimit të rrugëve ushtarake izraelite përmes korridorit Netzarim në qytetin jugor të Gazës dhe boshtit Morag në Rafah.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat