Irani ka rënë dakord për një vizitë nga një ekip teknik nga mbikëqyrësi bërthamor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Teheran.
"Irani ka rënë dakord për vizitën e ekipit teknik të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Teheran në dy deri në tri javët e ardhshme.
Por ata nuk do të vizitojnë objektet bërthamore të Iranit", tha zëvendësministri i Jashtëm Kazem Gharibabadi në deklaratat e transmetuara nga agjencia e lajmeve Mehr, raporton Anadollu.
Gjatë vizitës, do të diskutohet korniza e bashkëpunimit të Iranit me agjencinë bërthamore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në rrethanat e reja, tha Gharibabadi