Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Filipinet, paralajmërim për cunami

Azia

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Filipinet, paralajmërim për cunami

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Një tërmet i fortë me një magnitudë paraprake prej 6.9 ballë goditi Filipinet Qendrore rreth orës 22:00 sipas kohës lokale, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Lëkundjet u ndjenë në perëndim të Palomponit në Filipine, teksa është dhënë paralajmërim për një cunami, shkruan CNN.

Një tërmet i kësaj fuqie në rajon mund të shkaktojë viktima dhe dëme të konsiderueshme në strukturat e ndërtuara dobët, sugjerojnë modelet e hershme, dhe sjell mundësinë e një cunami të lokalizuar.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz ndjenë dridhje shumë të forta në Ishujt Visayan në Filipinet Qendrore, sipas vlerësimeve nga modelet e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Lëkundjet më të forta ka të ngjarë të jenë ndjerë në pjesët veriore të ishujve Cebu dhe Leyte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat