Netanyahu qetëson situatën në kabinetin e tij qeveritar, mbështet planin e Trump-it prej 20 pikash për Gazën

Azia

Netanyahu qetëson situatën në kabinetin e tij qeveritar, mbështet planin e Trump-it prej 20 pikash për Gazën

Më: 1 tetor 2025 Në ora: 19:56
Netanyahu

Plani paqësor me 20 pika i presidentit amerikan Donald Trump për Gazën u përpoq të mbrohej nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga ministrat e qeverisë së tij.

Në mbledhjen e kabinetit, pak orë pas kthimit nga Uashingtoni, ai siguroi se “bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara është më i ngushtë sesa mendoni”, sipas asaj që thanë për CNN tre zyrtarë izraelitë që ishin informuar për përmbajtjen e takimit.

“Ka një mundësi shumë të madhe këtu”, thuhet se u shpreh Netanyahu ndaj ministrave të tij. Gjatë vizitës së tij në Uashington, Netanyahu shprehu publikisht mbështetjen e Izraelit për planin, kabineti ende nuk ka bërë një votim zyrtar për miratimin e tij.

Kryeministri izraelit nuk bëri prezantim të detajuar të planit, por u përqendrua në dy çështje që kanë shkaktuar debate të forta në qeverinë e tij mes mundësinë e njohjes së një shteti palestinez në të ardhmen dhe çarmatimin e Hamasit.

Sipas tij, formulimi për shtetin palestinez është “i paqartë”, ndërsa theksoi se “Autoriteti Palestinez është jashtë. Edhe në atë që quhet ‘Këshilli i Paqes’ nuk do të marrin pjesë përfaqësues të tij”.

“Këshilli i Paqes”, i cili përshkruhet në planin e Trump si një organ ndërkombëtar tranzicioni, do të drejtohet nga presidenti i SHBA dhe do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes.

Netanyahu shpjegoi se Këshilli do të jetë përgjegjës për çarmatimin e Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës “në një proces që do të bëhet së bashku me ne. Nëse dështojnë, ne do ta bëjmë vetë”.

Kritika të ashpra erdhën shpejt nga partnerët e tij të djathtë. Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, e quajti planin të “komplikuar” që sipas tij, nuk arrin qëllimet e luftës dhe dëmton sigurinë e Izraelit.

Ai akuzoi Netanyahu se ju nënshtrua presioneve, duke thënë se nuk duhet të kthehej me një marrëveshje kaq të çalët.

Nga ana e tij, ministri i Financave, Bezalel Smotrich, kërkoi që diskutimi në kabinet të jetë i kufizuar, duke theksuar nevojën për të shqyrtuar “detajet e vogla”.

Në një postim në X, ai e quajti planin dështim të fortë diplomatik për Izraelin që do të përfundojë me lot”, duke akuzuar udhëheqjen se “po ikën nga e vërteta”.

Plani i SHBA nuk parashikon detaje për mekanizmin e çarmatimit të Hamasit, përveç se “vëzhgues të pavarur” do të mbikëqyrin procesin. Mungesa e parashikimeve konkrete ka shtuar shqetësime brenda qeverisë izraelite, ndërsa Netanyahu përpiqet të bindë partnerët se koordinimi me Uashingtonin është më i “ngushtë” se sa duket.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat