Koreja e Jugut dhe Kina, kapitull të ri bashkëpunimi

Azia

Koreja e Jugut dhe Kina, kapitull të ri bashkëpunimi

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 19:44
Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, priti sot presidentin kinez Xi Jinping në takimin e tyre të pare

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, priti sot presidentin kinez Xi Jinping në takimin e tyre të pare, duke shënuar një rikthim të marrëdhënieve pas viteve të tensionuara për shkak të çështjeve tregtare dhe mosmarrëveshjeve kulturore.

Vizita e Xi është e para në Korenë e Jugut që nga viti 2014 dhe u zhvillua në kuadër të samitit  të “APEC”-ut.

Lee e mirëpriti Xi-n me një ceremoni, përfshirë ushtarë të veshur me kostume tradicionale, dhe e paraqiti vizitën si një mundësi për të ndërtuar marrëdhënie “të ndërsjella dhe me përfitime reciproke”.

Ai gjithashtu theksoi rolin e Kinës si partner kryesor tregtar të Koresë së Jugut dhe si faktor stabiliteti në rajon, duke përmendur edhe këmbimet e fundit midis Kinës dhe Koresë së Veriut.

Xi, nga ana e tij, e përshkroi Korenë e Jugut si një fqinj të rëndësishëm dhe partner që nuk mund të ndahet nga Kina. Ai përdori këtë takim për të forcuar pozicionin e Kinës si një fuqi e përgjegjshme në rajon, veçanërisht pas largimit të Trump nga samiti dhe pas tensioneve të mëparshme tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit.

Presidenti jugkorean  gjithashtu kërkoi bashkëpunimin e Kinës në përpjekjet për të rifilluar dialogun me Korenë e Veriut, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe marrëdhënieve të hapura për zgjidhjen e tensioneve në Gadishullin Korean.

Kjo vizitë dhe pjesëmarrja e Xi-t në  samitin e “APEC”-ut nënvizojnë përpjekjet e Pekinit për të riforcuar lidhjet rajonale dhe për të marrë rolin e liderit në rajon, ndërkohë që SHBA-ja mbetet më pak e dukshme në samit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat