Sulmi vdekjeprurës me bombë në makinë në New Delhi, arrestohet një burrë

Azia

Sulmi vdekjeprurës me bombë në makinë në New Delhi, arrestohet një burrë

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në lidhje me sulmin me bombë në makinë, që vrau tetë persona dhe plagosi 20 të tjerë në Delhi javën e kaluar.

Agjencia Kombëtare e Hetimit (NIA) tha se makina e përdorur në sulm ishte regjistruar në emrin e të dyshuarit të arrestuar. Autori akuzohet për komplot.

I dyshuari është banor i Kashmirit të administruar nga India. Shpërthimi ndodhi pranë një stacioni metroje afër Red Fort, një nga destinacionet më të njohura të Delhit. Agjencia shtetërore ka sekuestruar një tjetër automjet, që dyshohet se i përkiste agresorit vetëvrasës, raporton BBC.

Deri tani janë marrë në pyetje 73 dëshmitarë, përfshirë të plagosurit në shpërthim. Shpërthimi ishte i pari i tillë në qytet që prej vitit 2011. Pamjet treguan pjesët e mbetura të një makine të bardhë të djegur dhe automjete të tjera të dëmtuara.

Kryeministri Modi e quajti sulmin një “komplot” dhe premtoi drejtësi për autorët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Policia po heton lidhjet me arrestimet e fundit në Kashmir dhe sekuestrimin e 2,900 kg eksplozivë, në periferi të Delhit.

Red Fort vizitohet nga mijëra turistë çdo ditë dhe përdoret si sfond për fjalimet vjetore të Ditës së Pavarësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat