Thatësira kaplon Uzbekistanin - besimtarët do të luten të premten për shi

Azia

Thatësira kaplon Uzbekistanin - besimtarët do të luten të premten për shi

Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 22:52
Banorët e Uzbekistanit

Të gjitha xhamitë në Uzbekistan do të kryejnë një lutje për… shi.

Për shkak të një thatësire të zgjatur dhe mungesës së reshjeve, Drejtoria Myslimane njoftoi se pas faljes së xhumasë, të gjitha xhamitë në vend do të mbajnë një namaz kolektiv me dy ‘rekate’ - duke kërkuar shi.

Nisma u propozua nga myftiu, Nuriddin Holiqnazar, raportojnë mediat vendore.

Zyrtarët theksojnë se shiu është burim mirëqenieje dhe begatie, dhe se në ditët në vijim nuk priten reshje.

Në të njëjtën kohë, në xhamitë qendrore të rajoneve dhe rretheve, si edhe në vendet e shenjta, do të therën kafshë për kurban.

Mishi do t’u shpërndahet familjeve në nevojë, jetimëve, vejushave, familjeve me të ardhura të ulëta dhe të moshuarve që jetojnë vetëm.

Uzbekët që ndodhen aktualisht në Mekë dhe Medinë këshillohen të kryejnë namazin e “Istisqa” në vendet e shenjta bashkë me grupet e tyre. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat