Një foshnje palestineze vdiq të martën si pasojë e të ftohtit të rëndë në Rripin e Gazës, duke e çuar në nëntë numrin e fëmijëve që kanë humbur jetën nga shkaqe të lidhura me të ftohtin që nga fillimi i sezonit aktual dimëror, tha një burim mjekësor.
Foshnja, Shatha Abu Jarad, shtatë muajshe, nga lagjja al-Daraj e Qytetit të Gazës, vdiq pasi zemra e saj ndaloi papritmas si rezultat i të ftohtit ekstrem, tha burimi për AA, transmeton KosovaPress.
Vdekja më e fundit ndodh ndërsa palestinezët në Gaza vazhdojnë të përballen me kushte humanitare të rënda.
Me shumë familje që jetojnë në çadra ose strehimore të mbipopulluara që mungojnë edhe gjërat bazë, përfshirë batanije të mjaftueshme, rroba të ngrohta dhe ngrohje, pas dyvjeçarit të luftës së Izraelit mbi enklavën.