Pesë oficerë policie u vranë nga disa militantë në Pakistanin veriperëndimor të mërkurën. Vrasja është regjistruar ndërsa vendi po përballet me një valë në rritje të dhunës.
Policia tha se efektivët u sulmuan pas kthimit të tyre nga një operacion kundër militantëve në periferi të qytetit Dera Ismail Khan.
Militantët, të cilët ishin fshehur në një pyll, hapën zjarr ndaj patrullave të policisë. Mësohet se nga të shtënat janë vrarë edhe katër militantë.
Qyteti ndodhet në periferi të distriktit të paligjshëm të Vaziristanit përgjatë kufirit afgan, i cili prej kohësh ka qenë shtëpia e militantëve islamikë, kryesisht talebanë vendas, të njohur edhe si Tehreek-e-Taliban Pakistan.
Dhuna militante ka qenë në rritje që kur TTP-ja revokoi një armëpushim me Islamabadin në fund të vitit 2022. Një sulm vetëvrasës me bombë vrau mbi 30 persona në një xhami në Islamabad të premten.