Aksident tragjik në Jemen,16 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë

Azia

Aksident tragjik në Jemen,16 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Të paktën 16 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje tragjike mes një autobusi dhe një kamioni në jug të Jemenit, njoftuan autoritetet lokale.

Aksidenti ndodhi në zonën Lahmar të distriktit Al-Mahfad, në një rrugë kryesore që lidh provincat Abyan dhe Shabwa.

Sipas autoriteteve, ndeshja rezultoi fatale për të gjithë pasagjerët e autobusit, raporton AlJazeera.

Rasti ndodhi si pasojë e një parakalimi të gabuar në një kthesë të rrezikshme të rrugës.

Ky aksident konsiderohet si i dyti më vdekjeprurës në vitet e fundit në Jemen dhe më i rëndi i regjistruar deri më tani gjatë vitit 2026.

Vitin e kaluar, 17 persona humbën jetën në një aksident të rëndë në një rrugë të rrezikshme malore në provincën Abyan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat