Azerbajxhani po tërheq diplomatët e tij nga Irani për sigurinë e tyre, tha Ministri i Jashtëm i vendit, Jeyhun Bayramov.
Ky veprim vjen një ditë pasi Baku njoftoi se katër dronë iranianë kishin sulmuar aeroportin në enklavën azerbajxhanase të Nakhçivanit. Për pasojë, 4 persona mbetën të plagosur.
Baku akuzoi Teheranin për sulmin por ky i fundit e mohoi duke drejtuar gishtin nga Izraeli.
“Republika Islamike e Iranit… mohon se forcat e saj të armatosura kanë lëshuar një dron drejt Republikës së Azerbajxhanit”, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura në një deklaratë të transmetuar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim e Iranit.
Duke fajësuar Izraelin për sulmin, Shtabi tha: “Veprime të tilla nga regjimi sionist për të prishur marrëdhëniet midis vendeve myslimane përmes mjeteve të ndryshme janë të dokumentuara mirë.”