LIVE: Një përballje me rrezik të lartë midis rivalëve të fortë - Supertankeri kinez kalon Ngushticën e Hormuzit

Azia

LIVE: Një përballje me rrezik të lartë midis rivalëve të fortë - Supertankeri kinez kalon Ngushticën e Hormuzit

Nga: Bota sot Më: 28 mars 2026 Në ora: 14:50 Përditësuar në ora: 09:40 më 17.04.2026
Donald Trump

Trump: SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të reja, jemi shumë afër një marrëveshjeje

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë “shumë afër” që të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, duke shtuar se negociatorët e dy vendeve mund të takohen për rundin e dytë të bisedimeve gjatë kësaj fundjave.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por, mendoj se jemi shumë afër që të arrijmë një marrëveshje me Iranin”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë më 16 prill, duke përsëritur fjalën “afër” më shumë se një herë dhe duke shtuar se “ka gjasa të mira që të arrijmë një marrëveshje”.

Në një ngjarje që u mbajt më vonë në Las Vegas, Trump përsëriti këtë qëndrim, duke u thënë të pranishmëve se lufta po shkonte “shumë mirë” dhe se “duhet të përfundojë shumë shpejt”.

Trump dha pak detaje lidhur me elementët e mundshëm të një marrëveshjeje për përfundimin e luftës, që nisi pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt. Por, ai tha se Irani është pajtuar të “na kthejë pluhurin bërthamor”, duke iu referuar rezervave të tij të uraniumit të pasuruar, i cili nëse arrin në një nivel të caktuar pasurimi është një përbërës kyç për armët bërthamore.

Ai tha se nuk ishte i sigurt nëse armëpushimi dyjavor, që skadon më 22 prill, do të ketë nevojë të zgjatet dhe se “nëse nuk ka marrëveshje… luftimet rifillojnë”, megjithëse nuk dha një afat të saktë kohor.

Udhëheqësi Trump deklaroi po ashtu se Teherani dëshiron të arrijë një marrëveshje.

“Aktualisht kemi raporte të mira me Iranin, sado që është e vështirë të besohet. Dhe, mendoj se është një kombinim i katër javësh bombardime dhe një bllokade të fuqishme”, tha ai, duke iu referuar bllokadës amerikane që është në fuqi që nga 13 prilli dhe që synon të parandalojë anijet që të hyjnë apo të largohen nga portet iraniane.

Rundi i parë i bisedimeve të paqes SHBA-Iran u mbajt në Islamabad më 11-12 prill dhe përfundoi pa një marrëveshje. Bisedimeve iu parapriu një armëpushim dyjavor, që u arrit më 7 prill me ndërmjetësimin e Pakistanit.

Shtëpia e Bardhë tha më 15 prill se një rund i dytë i mundshëm me gjasë do të mbahej sërish në Pakistan. Po të njëjtën ditë, një delegacion pakistanez i udhëhequr nga shefi i ushtrisë, Asim Munir, qëndroi në Teheran për të dërguar mesazhe nga Uashingtoni te Republika Islamike.

Trump po ashtu përsëriti njoftimin që e kishte bërë disa orë më parë përmes rrjeteve sociale për arritjen e një armëpushimi 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, që përfshin edhe Hezbollahun, grupin militant që mbështetet nga Irani.

Trump po ashtu përsëriti një njoftim që kishte bërë disa orë më herët në rrjetet sociale, duke thënë se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor që nis më 16 prill në orën 17:00 sipas kohës lindore të SHBA-së dhe se armëpushimi përfshin edhe Hezbollahun.

Hezbollahu konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur. / REL

Armëpushimi Liban-Izrael, Donald Trump ka një mesazh për Hezbollahun

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i bëri thirrje Hezbollahut, grupit militant të mbështetur nga Irani në jug të Libanit, që të respektojë armëpushimin me Izraelin që ka hyrë në fuqi.

“Shpresoj që Hezbollahu të sillet mirë dhe si duhet gjatë kësaj periudhe të rëndësishme,” shkroi presidenti në Truth Social.

“Do të jetë një moment i madh për ta nëse e bëjnë këtë. Jo më vrasje. Duhet më në fund të ketë paqe!”

Një zyrtar izraelit tha se Izraeli do të përgjigjet ushtarakisht gjatë armëpushimit vetëm ndaj “kërcënimeve të menjëhershme nga Hezbollahu”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se një marrëveshje paqeje më e qëndrueshme do të kërkojë që grupi i mbështetur nga Irani të çarmatosej.

Irani mirëpret marrëveshjen e armëpushimit mes Libanit dhe Izraelit

Irani mirëpret armëpushimin në Liban, tha një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas medias shtetërore Tasnim.

Zëdhënësi përsëriti se Libani është pjesë e armëpushimit të negociuar midis Iranit dhe SHBA-së, raportoi Tasnim. SHBA-të kanë këmbëngulur që Libani të arrinte atë marrëveshje, me zëvendëspresidentin JD Vance që tha se kishte një “keqkuptim”.

Irani ka theksuar që nga fillimi “domosdoshmërinë e vendosjes së një armëpushimi të njëkohshëm në të gjithë rajonin, përfshirë Libanin, dhe ka vazhduar ta ndjekë seriozisht këtë çështje pas negociatave të Islamabadit “, tha zëdhënësi.

Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, tha më parë se armëpushimi në Liban ishte rezultat i “qëndresës së jashtëzakonshme” të Hezbollahut, por paralajmëroi se Teherani do ta trajtojë atë “me kujdes”.

Britania e Madhe dhe Franca do kryesojnë samitin ndërkombëtar për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë planifikuar të bashkë-kryesojnë një takim më vonë sot me gati 40 vende, por jo SHBA-në .

Ai do të përqendrohet në bllokadën e Ngushticës së Hormuzit dhe tronditjen globale të furnizimit për shkak të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Kryeministri britanik Keir Starmer pritet të thotë se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është një “përgjegjësi globale”, raporton Shoqata e Shtypit e Mbretërisë së Bashkuar.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi më parë se takimi synon të riafirmojë mbështetjen e plotë diplomatike për lirinë e plotë të lundrimit nëpër ngushticë.

Çmimet e naftës bien ndërsa shpallet armëpushimi i brishtë Izrael-Liban

Çmimet e naftës ranë pak të premten në mëngjes në Azi, pasi hyri në fuqi një armëpushim midis Libanit dhe Izraelit.

Konflikti tensionoi një armëpushim të kushtëzuar dyjavor midis SHBA-së dhe Iranit, me Teheranin që tha se sulmet e Izraelit ndaj Libanit ishin një shkelje e marrëveshjes.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra me gati 1% në 98.50 dollarë (72.86 paund) për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA ra me 1.2% në 93.60 dollarë.

Tregjet kryesore aziatike shënuan rënie të premten në mëngjes, pasi u rritën gjatë javës. Indeksi Nikkei 225 i Japonisë ra me 0.8%, ndërsa Kospi në Korenë e Jugut ra me 0.3%.

Armëpushim 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit

Izraelidhe Libani ranë dakord për një armëpushim. Sipas deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, armëpushimi pritet të zgjasë dhjetë ditë.

Izraeli dhe Libani arritën një marrëveshje për një armëpushim, që do të zgjasë dhjetë ditë. Këtë e bëri të ditur Donald Trumpi në platformën e tij Truth Social. Marrëveshja hyri në fuqi mesnatën e 17. prillit. Më parë ai kishte biseduar me presidentin e Libanit, Joseph Aoun dhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Netanyahu më vonë konfirmoi përmes një videojo se e ndërmori këtë hap për të çuar përpara përpjekjet për paqe me Libanin. "Ne kemi mundësinë të arrijmë një marrëveshje historike paqeje me Libanin,” tha ai. Gjatë armëpushimit ushtria izraelite do të qëndrojë në një "zonë sigurie të përforcuar” në jug të Libanit.

Milicia Hezbollah nuk bëri ndonjë deklaratë të qartë nëse do ta respektojë armëpushimin. Ajo theksoi se çdo armëpushim duhet të jetë "gjithëpërfshirës për të gjithë territorin libanez” dhe nuk duhet të lejojë asnjë lëvizje trupash nga Izraeli. "Prania e vazhdueshme izraelite në tokën tonë i jep Libanit dhe popullit të tij të drejtën për të rezistuar,” thuhet në deklaratë. Vendimi për vazhdimin e luftës kundër Izraelit do të merret "në varësi të zhvillimeve të situatës.”

Takim tjetër në Uashington?

Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se armëpushimi i arritur mes Izraelit dhe Libanit përfshin një angazhim nga qeveria libaneze për të parandaluar çdo sulm të Hezbollahut ndaj Izraelit. "Qeveria e Libanit do të ndërmarrë hapa domethënës për të parandaluar Hezbollahun … nga kryerja e çdo sulmi, operacioni apo aktiviteti armiqësor kundër objektivave izraelite,” thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit.

"Dy vendet i njohin sfidat e mëdha me të cilat përballet shteti libanez nga grupet e armatosura jo-shtetërore, të cilat minojnë sovranitetin e Libanit dhe kërcënojnë stabilitetin rajonal. Të dy vendet e kuptojnë se aktivitetet e këtyre grupeve duhet të kufizohen,” thuhet në deklaratë.

Presidenti Donald Trump njoftoi në platformën e tij Truth Social se do të ftojë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentin e Libanit, Joseph Aoun, në Shtëpinë e Bardhë.

Netanyahu deklaroi se tashmë e ka dhënë pëlqimin për këtë takim. Kurse Aoun ende nuk është shprehur lidhur me këtë propozim.

Irani përshëndet armëpushimin 10-ditor në Liban

Ministria e Jashtme e Iranit e përshëndeti armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit, duke e cilësuar atë si pjesë të një marrëveshjeje të mëhershme dyjavore armëpushimi mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuarapër të ndalur luftën në Lindjen e Mesme.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, zëdhënësi i ministrisë, Esmaeil Baghaei, theksoi se ndalimi i luftës në Liban ishte pjesë e mirëkuptimit për armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, i ndërmjetësuar nga Pakistani.  / DW

Irani mendon se po fiton dhe ky qëndrim është udhërrëfyes i luftës dhe diplomacisë së tij

Fushata e bombardimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e ka shkatërruar ushtrinë e Iranit, e ka shfarosur një pjesë të madhe të udhëheqjes së tij dhe e ka rrënuar infrastrukturë jetike.

Megjithatë, Teherani ende beson se po e fiton përballjen që ka zgjatur me javë të tëra.

Fakti që teokracia e Iranit ka mbijetuar është paraqitur si fitore në republikën islamike. Ky vend e ka fituar gjithashtu një kartë të re dhe të fuqishme: kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit.

Që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, Irani e ka mbyllur praktikisht një nga rrugët kryesore të botës për furnizimet globale me naftë dhe gaz, një veprim që i ka tronditur tregjet e energjisë, e ka përmbysur ekonominë globale dhe i ka dhënë Teheranit një levë të re.

Sjellja e Iranit në këtë konflikt është formësuar perceptimi i tij se është duke fituar, sepse ky vend nuk ka pranuar të dorëzohet pavarësisht humbjeve të mëdha materiale. Vetëbesimi i republikës islamike është shtrirë edhe në tryezën e bisedimeve, ku synon ta përfundojë luftën sipas kushteve të veta.

“Në disa mënyra, Irani është në një pozicion më të favorshëm tani sesa ishte para luftës. Më në fund luajti një kartë me të cilën kishte kërcënuar prej vitesh: mbylljen e Ngushticës së Hormuzit. Kjo i funksionoi”, tha Arash Azizi, hulumtues dhe ligjërues në Universitetin “Yale”.

Lexo lajmin e plotë këtu!

Izraeli shkatërron urën e fundit mbi lumin Litani, izolon plotësisht komunitetet në jug të Libanit

Ushtria izraelite shkatërroi të enjten kalimin e fundit mbi lumin Litani, i cili ndan Libanin në dysh, sipas mediave shtetërore libaneze, duke i shkëputur dhjetëra mijëra banorëve në jug nga lidhjet thelbësore të ndihmës.

Forcat izraelite nisën “dy sulme ajrore të njëpasnjëshme” në urën Qasmiyeh që lidh qytetin bregdetar të Sidonit me qytetin jugor të Tiros, “duke e shkatërruar plotësisht atë”, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve Libaneze (NNA).

“Para këtyre sulmeve ajrore, një dron kishte kryer gjithashtu dy sulme të ndara pranë të njëjtës urë”, tha NNA. Të paktën një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga sulmi, sipas ushtrisë libaneze.

Izraeli ka intensifikuar sulmet vdekjeprurëse në Libanin jugor ditët e fundit, edhe pse zyrtarët rajonalë kërkojnë një thirrje të drejtpërdrejtë midis udhëheqësve izraelitë dhe libanezë për t'i dhënë fund dhunës. Vetëm të mërkurën, shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, u tha trupave të shndërrojnë lagjet në jug të lumit Litani në një zonë të ndaluar për operativët e Hezbollahut.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar vazhdimisht se sulmet izraelite ndaj infrastrukturës jetësore për civilët që përpiqen të kenë akses në kujdes mjekësor, ushqim dhe ndihmë në Liban mund të përbëjnë krime lufte.

Midis 12 marsit dhe 8 prillit, forcat izraelite “shkatërruan sistematikisht ose dëmtuan rëndë të gjitha urat kryesore” që lidhnin zonat në jug të lumit Litani me pjesën tjetër të Libanit, sipas Human Rights Watch (HRW), duke e bërë Urën Qasmiyeh “kalimin e vetëm kryesor të mbetur operativ” që nga 10 prilli.

“Këto sulme kishin kufizuar ndjeshëm aftësinë e civilëve për të lëvizur në mënyrë të sigurt dhe të institucioneve shtetërore, organizatave humanitare, spitaleve dhe institucioneve të kujdesit shëndetësor për të ofruar ndihmë dhe kujdes mjekësor”, shtoi HRW.

Trump fton Netanyahun dhe Aounin në Shtëpinë e Bardhë për bisedime

Nga: H.O.

Presidenti i SHBA-së, Trump, thotë se po i fton kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentin libanez, Joseph Aoun, në Shtëpinë e Bardhë për bisedime të mëtejshme.

Kjo vjen pasi Trump njoftoi një armëpushim 10-ditor midis dy kombeve, i cili, sipas tij, do të fillojë në orën 17:00 EST (22:00 BST).

"Të dyja palët duan të shohin PAQE, dhe unë besoj se kjo do të ndodhë shpejt!" shkruan ai në Truth Social.

Nuk është e qartë nëse ndonjëra palë e ka pranuar ftesën.

Armëpushimi Liban-Izrael një 'lehtësim', thotë von der Leyen

Nga: H.O.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur armëpushimin 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit, të shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Trump.

"Ky është një lehtësim, pasi ky konflikt ka marrë tashmë shumë jetë", shkruan ajo në X.

Ajo thotë se tani nevojitet një rrugë drejt "paqes së përhershme", jo "vetëm një paqe e përkohshme", duke shtuar se Evropa do të vazhdojë të bëjë thirrje për "respekt të plotë të sovranitetit të Libanit".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat