Anija japoneze kalon Ngushticën e Hormuzit, ekuipazhi dhe ngarkesa janë të sigurt

Azia

Anija japoneze kalon Ngushticën e Hormuzit, ekuipazhi dhe ngarkesa janë të sigurt

Më: 5 prill 2026 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Një anije cisternë japoneze, në pronësi të Mitsui Lines, ka kaluar me sukses Ngushticën e Hormuzit, pas disa javësh bllokimi në Gjirin Persik për shkak të shpërthimit të luftës në Iran më 28 shkurt.

Kompania Mitsui bëri të ditur se ekuipazhi, anija dhe ngarkesa janë të sigurta.

Kjo anije ishte pjesë e 45 anijeve japoneze që mbetën të bllokuara në rajon.

Kalimi i saj ndodh vetëm pak orë para skadimit të ultimatiumit të presidentit amerikan, Donald Trump, për zhbllokimin e ngushticës.

Ky lëvizje pritet të lehtësojë pjesërisht tensionet në transportin e gazit dhe tregjet ndërkombëtare energjetike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat