Irani i ka dërguar një propozim të ri paqeje ndërmjetësve pakistanezë për negociatat me Shtetet e Bashkuara, sipas burimeve të afërta me procesin.
Ende nuk dihet saktësisht çfarë përmban propozimi dhe as nëse do të pranohet nga Trump, shkruan Cnn.
Dy vendet kanë qenë në një përplasje prej rreth katër javësh, që pas një armëpushimi të përkohshëm, ndërsa SHBA ka vendosur bllokadë ndaj porteve iraniane dhe Ngushtica e Hormuzit mbetet praktikisht e mbyllur nga Teherani.
Pavarësisht se publikisht duket sikur bisedimet kanë ngecur, Trump ka deklaruar se vetëm ai dhe një grup i vogël njerëzish e dinë realisht gjendjen e tyre, duke lënë të kuptohet se negociatat mund të vazhdojnë ende.