Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,883 të vdekur që nga 2 marsi

Azia

Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,883 të vdekur që nga 2 marsi

Më: 12 maj 2026 Në ora: 20:54
Liban

Numri i viktimave nga sulmet e Izraelit në Liban është rritur ndjeshëm që nga përshkallëzimi i konfliktit më 2 mars, sipas autoriteteve libaneze.

Njësia për Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë në qeverinë e Libanit ka bërë të ditur se deri tani janë regjistruar të paktën 2,883 të vrarë dhe 8,787 të plagosur.

Sipas të dhënave zyrtare, situata humanitare në vend mbetet e rëndë, me një numër të madh të personave të zhvendosur brenda territorit libanez.

“Numri total i personave të strehuar në qendra emergjente ka arritur në 127,721, ndërsa numri i familjeve të zhvendosura në këto qendra është 33,125,” thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat