Garda Revolucionare iraniane: 26 anije kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit për 24 orë

Azia

Garda Revolucionare iraniane: 26 anije kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit për 24 orë

Më: 20 maj 2026 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Garda Revolucionare iraniane ka pohuar se 26 anije kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë anije cisternash nafte dhe anije të tjera tregtare.

“Kjo ka ndodhur me koordinimin dhe sigurinë e ofruar nga Marina e IRGC-së”, tha forca ushtarake në një deklaratë, raporton Sky News.

Më herët sot, u raportua se të paktën tre anije që transportonin naftë të papërpunuar kishin kaluar korridorin kryesor të transportit detar.

IRGC-ja përsëriti pretendimet iraniane se kalimi lejohet me koordinim paraprak me Iranin, pasi qeveria dëshiron të vendosë një regjim takse në ngushticë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat