Sulmet ajrore izraelite vrasin 10 persona në Liban

Azia

Sulmet ajrore izraelite vrasin 10 persona në Liban

Më: 22 maj 2026 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 10 persona në Liban gjatë ditës së sotme, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të vendit.

Agjencia raportoi se sulmet pranë Deir Qanoun En Nahr, në jug të vendit, kanë vrarë të paktën gjashtë persona, përfshirë dy paramedikë, pavarësisht se në fuqi është një armëpushim, raporton skynews.

Sipas raportimeve, ata po transportonin persona të plagosur nga një sulm i parë, përfshirë edhe një fëmijë. Më herët, katër paramedikë të tjerë u vranë në një sulm ajror në qytetin Hanaway, raporton NNA.

Ushtria izraelite insiston se jep paralajmërime paraprake për sulmet e saj për të mbrojtur civilët, ndërsa po lufton milicinë Hezbollah të mbështetur nga Irani në Liban.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat