Trajneri kapet me gruan e dikujt tjetër! Bie nga ballkoni në momentin e arratisjes

Azia

Trajneri kapet me gruan e dikujt tjetër! Bie nga ballkoni në momentin e arratisjes

Më: 29 maj 2026 Në ora: 13:07
Trajneri bie nga ballkoni në momentin e arratisjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Singaporin, ku një trajner fitnesi ka humbur jetën pasi ra nga një ndërtesë shumëkatëshe gjatë një tentative për t’u larguar nga një apartament.

Sipas raportimeve të mediave vendase, burri ndodhej në banesë me një grua të martuar kur situata mori një kthesë të papritur pas mbërritjes së bashkëshortit të saj.

Për të shmangur përballjen, ai dyshohet se ka tentuar të largohej nga apartamenti përmes dritares.

Megjithatë, përpjekja për arratisje përfundoi në tragjedi, pasi trajneri humbi ekuilibrin dhe ra nga një lartësi e konsiderueshme. Ai ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat