Pesë të vrarë dhe mbi 40 të plagosur në sulmet izraelite më të fundit në Libanin jugor

Azia

Pesë të vrarë dhe mbi 40 të plagosur në sulmet izraelite më të fundit në Libanin jugor

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 10:46
Fotoilustrim

Të paktën pesë persona u vranë dhe 48 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite në tre lokalitete në Libanin jugor të martën, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve Libaneze dhe Ministria e Shëndetësisë së vendit.

Nga sulmet Në Tebnine, u godit afërsia e një spitali, duke lënë të plagosur të paktën gjashtë mjekë.

Më 17 prill në mesnatë, në Liban hyri në fuqi një armëpushim 10-ditor me Izraelin, pas një marrëveshjeje të arritur midis Presidentit libanez Joseph Aoun dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu me ndërmjetësimin e udhëheqësit amerikan Donald Trump.

Më 15 maj, Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tommy Pigott njoftoi se Izraeli dhe Libani kishin rënë dakord të zgjasnin armëpushimin me 45 ditë dhe të nisnin negociata për çështjet e sigurisë. Që nga fillimi i armëpushimit, mediat libaneze kanë raportuar vazhdimisht shkelje të tij nga pala izraelite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat