Irani: Çdo sulm ndaj Bejrutit do të çojë në një rifillim të luftës në shkallë të plotë

Azia

Irani: Çdo sulm ndaj Bejrutit do të çojë në një rifillim të luftës në shkallë të plotë

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 08:59
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar se çdo sulm ndaj kryeqytetit libanez, Bejrut, do të çonte në një përshkallëzim të madh të konfliktit në rajon.

Në një deklaratë të bërë publike të mërkurën, Araghchi tha se goditja e Bejrutit do të sillte një “rifillim të plotë të luftës”, duke lënë të kuptohet se Teherani e konsideron çdo sulm të tillë si një vijë të kuqe.

Irani, mbështetësi kryesor i Hezbollahut, ka theksuar vazhdimisht se stabiliteti në Liban është një element kyç për sigurinë e rajonit.

Si dhe ka paralajmëruar kundër çdo veprimi që mund të zgjerojë luftimet përtej zonave aktuale të konfliktit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat