Tragjedi në Vietnam, autobusi përfshihet nga flakët, humbin jetën shtatë persona

Azia

Tragjedi në Vietnam, autobusi përfshihet nga flakët, humbin jetën shtatë persona

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 07:44
Fotoilustrim

Të paktën shtatë persona humbën jetën, ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit në Vietnam.

Sipas Ministrisë së Sigurisë Publike, autobusi po udhëtonte nga provinca Lam Dong drejt qytetit Ho Chi Minh kur shpërtheu zjarri.

Flakët u përhapën me shpejtësi, duke bllokuar shumë prej pasagjerëve brenda mjetit me 24 vende.

Pesë pasagjerë arritën të shpëtonin, por mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të përcaktuar rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat