Shembet ndërtesa 6-katëshe në Gaza, 8 të vdekur dhe mbi 60 persona nën rrënoja

Azia

Shembet ndërtesa 6-katëshe në Gaza, 8 të vdekur dhe mbi 60 persona nën rrënoja

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 09:49
Fotoilustrim

Tetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një ndërtesë gjashtëkatëshe u shemb në qytetin e Gazës, tha këtë të mërkurë për AFP shërbimi i mbrojtjes civile të enklavës.

“Trupat e tetë martirëve, përfshirë fëmijë , dhe 15 të plagosurve u nxorën nga rrënojat e një ndërtese gjashtëkatëshe që u shemb në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal.

“Fati i më shumë se 60 personave nën rrënoja është i panjohur”, shtoi burimi, duke theksuar se ndërtesa “kishte pësuar dëme strukturore për shkak të sulmeve të shumta izraelite gjatë luftës”.

Shumica dërrmuese e ndërtesave të banimit në Rripin e Gazës janë shkatërruar nga bombardimet izraelite.

Lufta në Gaza ka vrarë më shumë se 73,000 palestinezë dhe ka plagosur 174,000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi dhe shifrat që ajo shpall konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat