Starship në flakë: Raketa e Muskut shpërthen gjatë aterrimit

Bota

Starship në flakë: Raketa e Muskut shpërthen gjatë aterrimit

Nga: B.S. Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 08:28
Raketa e SpaceX-it

Prototipi i raketës Starship i SpaceX-it ka shpërthyer gjatë tentimit të aterrimit kthyes, disa minuta pas fluturimit provues në dukje të rëndomtë nga stabilimentet për lansim të kompanisë në Teksas, tregon videoja live e fluturimit.

Raketa e shkatërruar Starship ishte prototip i raketës së rëndë lansuese me lartësi 52 metra, të cilën e ka zhvilluar kompania private hapësinore e Elon Muskut pra bertjen e njerëzve dhe ngarkesës prej 100 tonelatash në misionet e ardhshme në Hënë e Mars.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

Raketa vetë-drejtuese shpërtheu kur u ul në mbështetësen për aterrim pas zbritjes së kontrolluar. Fluturimi provë kishte për qëllim të arrinte lartësinë prej 12.5 kilometrash, i mundësuar për herë të parë nga tre motorë Raptor të sapozhvilluar të SpaceX-it.

Musk ka shkruar në Twitter menjëherë pas aksidentit se "presioni në rezervuarin e karburantit ishte i ulët" gjatë zbritjes, "prandaj shpejtësia e kontaktit ishte e lartë".

Ai ka shtuar se SpaceX-i ka marrë "të gjitha të dhënat që u duheshin" nga testi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat