Tërmeti i fuqishëm tronditi qytetarët gjatë kohës që po shikonin eklipsin diellor

Bota

Tërmeti i fuqishëm tronditi qytetarët gjatë kohës që po shikonin eklipsin diellor

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Një tërmet i fuqishëm 6.1 ballë është regjistruar vetëm pak çaste më parë në Kili.

Tërmeti ka rënë në një kohë kur qindra-mijëra qytetarë në këtë shtet kanë qenë me sytë nga qielli, duke vëzhguar eklipsin e Diellit.

Sipas të dhënave paraprake, nuk ka raportime për dëme. Por qytetarë të shumtë e kanë parë si një ogur, rënien e tërmetit në të njëjtën kohë me eklipsin diellor.

Para pak çastesh ka nisur eklipsi diellor i fundit për  vitin 2020. Ky eklips është i mundur që të shikohet në Amerika e Jugut, Oqeanin Atlantik dhe Afrikën e Jugut.

Eklipsi diellor i plotë ndodh kur Hëna bllokon plotësisht diskun e Diellit. Eklipsi i fundit i plotë diellor ka ndodhur në më 2 korrik 2019.

Ndërkohë në vitin 2021 do të ketë 4 eklipse. Një hënë e plotë në 26 maj, një eklips diellor në 10 qershor, një hënë e pjesshme midis datave 18 dhe 19 nëntor dhe një eklips diellor total në 4 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat