Turqi, presidenca i dërgon parlamentit mocionin për misionin në Afganistan

Bota

Turqi, presidenca i dërgon parlamentit mocionin për misionin në Afganistan

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Presidenca e Turqisë sot ka paraqitur një mocion për të zgjatur vendosjen e trupave turke në Afganistan për 18 muaj, si pjesë e misionit mbështetës të NATO-s në vendin e shkatërruar nga lufta.

"Turqia, e cila ka lidhje të thella miqësie dhe vëllazërie me Afganistanin, gjithmonë ka mbështetur unitetin, integritetin dhe pavarësinë e Afganistanit", thuhet në mocion.

Mocioni do të debatohet në parlament pas 18 dhjetorit.

Një legjislacion u vu në fuqi më 6 janar të vitit 2019, duke lejuar qeverinë turke të dërgojë trupa në Afganistan për të mbështetur misionin e "Mbështetjes së Vendosur" të udhëhequr nga NATO.

Pas përfundimit të misionit luftarak 17-vjeçar në Afganistan në vitin 2018, misioni ka evoluar në trajnim dhe këshillim të forcave afgane të sigurisë.

Rreth 12 mijë trupa të huaj nga 28 aleatë të NATO-s dhe 14 kombe të tjera partnere u dakorduan të mbështesin misionin e NATO-s në Afganistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat