Ndryshimet klimaterike i kanë kushtuar shumë botës

Bota

Ndryshimet klimaterike i kanë kushtuar shumë botës

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Bota ka paguar një çmim të lartë në vitin 2020 për shkak të ndryshimeve ekstreme të motit.

BBC ka renditur 5 ngjarjet që kanë shënuar më shumë jetë të humbura këtë vit, si dhe kosto të larta ekonomike.

Gjashtë nga ngjarjet ndodhën në Azi, me përmbytje në Kinë dhe Indi duke shkaktuar dëme prej më shumë se 40 miliardë dollarë. Ndërkohë që në SHBA uraganet dhe zjarret shkaktuan dëme rreth 60 miliard dollarë humbje.

1. Një sezon i pazakontë me stuhi shiu të frikshme u regjistrua në Azi, duke shkaktuar humbje të mëdha. Gjatë një periudhe prej disa muajsh, përmbytjet e mëdha në Indi regjistruan rreth 2,000 vdekje dhe miliona njerëz u zhvendosën nga shtëpitë e tyre. Vlera dëmeve shkon në  10 miliardë dollarë.

2. Cikloni Amphan goditi Gjirin e Bengalit në maj dhe shkaktoi humbje të vlerësuara në 13 miliardë dollarë në vetëm disa ditë. Temperaturat e larta kishin karakteristikat e valëve të nxehtësisë detare që mund të kishin çuar në intensifikimin e shpejtë të cikloneve para-musone Amphan dhe Nisarga.

3. Afrika u përball me tufa masive karkalecash që shkatërronin të korrat dhe bimësinë me një shumë prej 8.5 miliardë dollarësh. Kjo ngjarje lidhej me ndryshimin e klimës, me shira të jashtëzakonshëm të rëndë në Lindjen e Mesme dhe Bririn e Afrikës në vitet e fundit duke kontribuar në shpërthimet e karkalecave.

Image

4. Edhe Europa u përball me stuhinë e fuqishme Ciara, që përfshiu Irlandën, Mbretërinë e Bashkuar dhe disa vende të tjera në shkurt. Ajo shënoi të paktën 14 viktima dhe dëme rreth 2.7 miliardë dollarë.

5. Përmbytjet në Sudanin e Jugut nuk rezultuan shumë të kushtueshme, por morën më shumë se 138 jetë njerëzish, si dhe zhdukën të korrat e këtij viti.

Ndërsa viti 2021 ka të ngjarë të sjellë një histori të ngjashme, ekziston një farë sensi optimizmi se liderët politikë mund të jenë në prag të ndërmarrjes së hapave që mund ta ndihmojnë botën të shmangë këto humbje kolosale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat