Bill Gates tregon kur do t’i kthehet bota jetës normale më 2021

Bota

Bill Gates tregon kur do t’i kthehet bota jetës normale më 2021

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 21:26
Bill Gates

Bill Gates ka ndarë parashikimet e tij në atë se kur do t’i kthehemi jetës normale gjatë vitit të ardhshëm, duke thënë se vaksinat duhet të kenë ndikim global deri në fillim të pranverës.

Miliarderi i Microsoftit edhe pse thotë se me gjasë do të na duhet të jetojmë ende me disa kufizime, shumë shpejt jeta normale do të kthehet në botë.

Gates diskutoi mendimet e tij në një postim në blogun GatesNotes, duke premtuar se “ka lajme të mira për vitin 2021”. Gates gjithashtu paralajmëroi se “ende nuk e kemi kaluar rrezikun”, duke shpjeguar se pandemia mund të “bëhet edhe më keq” gjatë muajve të ardhshëm, kështu që duhet t’i mësojmë variantet e reja të virusit, të cilat duket se po shpërndahen më shpejt por nuk janë më vdekjeprurës.

Një arsye për të pasur shpresë është se në pranverë të vitit 2021, vaksinat dhe terapitë e tjera do të fillojnë të arrijnë atë shkallë ku do të kenë ndikim global.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat